Lokali “Zins” në zonën e Currilave në Durrës në pronësi të babait të këngëtarit të njohur Noizy është përfshirë nga flakët.

Deri më tani, dyshohet se pista kryesore e hetimit është zjarrvënia e qëllimshme. Mësohet se janë konstatuar dy-tre vatra zjarri që janë shuar nga zjarrfikësit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Nga zjarri ka vetëm dëme materiale.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit B. R. (Bashkim Rajku) Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, po heton për zbardhjen e rrethanave.

“DurrësLajm” ju sjell edhe pamjet nga ambientet jashtë lokalit, të filmuara paraditen e sotme.