Bie zjarr në lokalin e Noziyt në zonën e Currilave në Durrës.

Policia njofton se në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit Bashkim Rajku (babai i Noizy-t).

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.