SHBA, 21 mars 2013– Jaguar shton gamën e produkteve të saj duke hedhur në treg modelin e ri XJR, i cili u prezantua në sallonin e makinave në Nju Jork.  

Modeli i ri i precizionit të lartë do t’i shtohet gamës së produkteve më të fundit të kësaj kompanie si All-Wheel Drive apo sportivja F-Type, që do të dalë në shitje në filllim të verës.

Falë motorit të saj të fuqishëm, telajos dhe përmirësimeve të bëra në sistemin aerodinamik, Jaguar XJ është makina më e shpejtë dhe më dinamike e prodhuar ndonjëherë nga kjo kompani. 

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/