11 janar 2014 – Qyteti bregdetar i Vlorës është tronditur nga breshëritë e plumbave. Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur në zonën pranë “Kalit të Trojës”, ndërsa nuk ka pasur persona të lënduar.Zanafilla e ngjarjes ka qenë një sherr në familje dhe më pas duke udhëtuar me automjetin e tij në bulevardin Vlorë-Skelë, në afërsi të “Kalit të Trojës, nipi ka qëlluar me armë ndaj automjetit në të cilin po udhëtonte xhaxhai i tij. Xhaxhai po udhëtonte në automjetin e tij tip “Ford Focus”, me targë AA 537 EE. Nga plumbat është thyer xhami i pasëm i automjetit, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Blutë e Vlorës, tashmë kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje, si dhe po punojnë për kapjen e autorit, i cili është larguar me një automjet.
Vlorë: Nipi qëllon me armë makinën ku udhëtonte xhaxhai i tij
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Uji i pijshëm i ndotur në Fushë-Arrëz/ Rreth 120 banorë paraqiten në spital me shenja helmimi
Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Veliajt
A do t’i shënjestrojë fabrikat britanike? Putin përgjigjet me ironi: Sekret ushtarak!
Dy operacione kundër kontrabandës në Kakavijë brenda 24 orëve, arrestohen dy persona, sekuestrohen cigare, puro e dhjetëra kilogramë kafe





