Janë dënuar me 21 vite burg në total dy të akuzuarit për vjedhjen e një shumë prej 2.1 milionë euro nga Thesari i Shtetit.

Gjykata Themelore e Prishtinës shpallur fajtor Labinot Grudën duke u dënuar me 11 vite burg dhe 8.500 euro gjobë.

Gjithashtu iu ndalua ushtrimi i funksioneve në administratë publike për 6 vite.

Ndërsa i akuzuari tjetër, Kadri Shala u dënua me 10 vite burgim dhe 33 mijë euro gjobë.

Gruda akuzohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes” dhe “Pastrim parash”.

Ndaj Kadri Shalës, rëndojnë akuzat për veprat penale “Pastrim parash”, në bashkëpunim me të pandehurin Gruda, dhe “Ndihma”, në ndërlidhje me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.