Policia e Tiranës ka vendosur në pranga një 38-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij, pasi vodhën dy biznese dhe tentuan të grabisnin një banesë.
38-vjeçari në bashkëpunim me dy shtetasit me iniciale R. F. dhe E. L.(S)., të cilët janë shpallur në kërkim, gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme, kanë vjedhur pajisje dhe vegla pune, në një biznes dhe në një kantier ndërtimi, si dhe kanë tentuar të grabisin në një banesë.
Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.