Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar në lidhje me miratimin e paketës ekonomike për Ukrainën.

Në një postim në rrjetin social “X”, Von Der Leyen shprehet se Ukraina e meriton gjithë mbështetjen që mund të marrë kundër Rusisë.

Postimi i plotë:   

“Mirëpres votën jashtëzakonisht pozitive të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA. Ukraina meriton të gjithë mbështetjen që mund të marrë kundër Rusisë. Tani kërkojmë nga Senati i Shteteve të Bashkuara të votojë sa më shpejt që të jetë e mundur sepse jetët janë në rrezik”.