25 maj 2015 – Luan Sallaku, kandidati i majtë për Bashkinë e Vorës takoi sot punonjësit e fabrikës së këpucëve “Doniana” në Marqinet. Qëllimi i takimit ishte diskutimi i problemeve dhe prezantimi i alternativës së re që konsiston në: punësimin e të rinjve, uljes me 30% të taksave mbi biznesin, si dhe hapja e Zyrës së Punës pranë Bashkisë. Punonjësit u shprehën kritik për punën e bashkisë deri tani, duke përmendur si problematikë pasojat pas shpërthimit të Gërdecit, si dhe problemet aktuale me ujin e pijshëm, rrjetin e energjisë dhe punësimin, për të cilat morën premtime nga ana e Sallakut.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”