Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve do të kenë mundësi për herë të parë të votojnë për zgjedhjet parlamentare pa qenë e nevojshme të vijnë fizikisht në Shqipëri. Më 11 janar ka nisur dhe procesi i regjistrimit të tyre përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), proces i cili zgjat deri në 4 mars. Ndërkohë që nga nisja e regjistrimit të votuesve të diasporës rezulton se kanë aplikuar 96,886 persona. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi vendimin se fleta e votimit të e emigranëtëve do të jetë e mbyllur në dy zarf. KQZ sqaroi në njërin prej zarfeve do të vendoset fleta e plotësuar e votimit nga emigrantët. Theksohet se në këtë zarf nuk lejohet asnjë shënim. Në zarfin tjetër do të futet zarfi ku ndohet fletae votimit. KQZ do të kujdeset që brenda zarfeve të vendosë edhe një manual që do t’i ndihmojë emigrantët të mos gabojnë në plotësimin e fletës së votimit.

Deri më tani, kanë paraqitur kërkesën për t’u regjistruar më shumë se 90 mijë emigrantë, nga të cilat janë miratuar rreth 55 mijë e 800 kërkesa. Por ky proces po shoqërohet edhe me gabime në shënimin e dokumentacionit nga emigrantët, gjë që ka çuar në refuzimin e 1/3 së kërkesave.

Vota e diasporës/ Mbi 90 mijë emigrantë kanë bërë