Pas kërkesës së opozitë parlamentare për t’u takuar me kryeministrin Edi Rama në lidhje me çështjen e votave për reformën zgjedhore, ky i fundit ka pranuar takimin. Takimi në fjalë do të zhvillohet ditën e sotme në orën 19:00 në Kuvend.
Kujtojmë se dje kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi depozitoi së bashku me kolegun e tij Stojkun në Kuvend një tjetër kërkesë për takim me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit parlamentar Taulant Balla për çështjen e reformës zgjedhore.
Murrizi tha se 28 të opozitës parlamentar dhe jashtë grupeve janë të vendosur të mos jenë fasadë dhe të mos votojnë asgjë që vjen nga Këshilli politik.