Një ditë pas vrasjes së ndodhur në Dukagjin ku dy vëllezër+ qëlluan për vdekje bashkëfshatarin e tyre, autori i këtij krimi është vetëdorëzuar në polici, ndërkohë që është ende në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Sipas të dhënave nga policia e qytetit verior, bëhet e ditur se është vetëdorëzuar Luigj Bludaj 31-vjeç por po kërkohet edhe Çesk Bludaj 37-vjeç, i cili dyshohet se ka ndihmuar Luigjin në vrasje.
Vrasja ndodhi paraditen e së enjtes në fshatin Gjuraj, Njësia Administrative Plan, në Dukagjin të Shkodrës ku viktimë mbeti Gjok Arra, 31-vjeç.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për një konflikt pronësie dhe menjëherë pas ngjarjes autori dhe bashkëpunëtori i tij u larguan, ku u kërkuan për disa orë nga policia e Shkodrës dhe FNSH-ja.





