Është mbajtur sot seanca e radhës ndaj adoleshentëve të Gramshit. Prokuroria dha pretencën për 4 të miturit të përfshirë në ngjarjen ku mbeti i vrarë Fatjon Bici.

Prokurori kërkoi 12 vjet burg për Orgito Çarçiu i dyshuar si autori i vrasjes. Gjithashtu prokurori kërkoi nga 10 dhe 8 vite burg për bashkëpunorët e tij.

Prokuroria ka kerkuar maksimumin e dënimit që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të mitur. Gjykata më herët ka pranuar gjykim të shkurtuar për 4 adoleshentët.