25 maj 2015 – Xhoana (Gjoana) Hila në vitin 2013 ishte në listën e kandidatëve të Partisë Aleanca Demokristiane në Shkodër. Partia e Zef Bushatit zgjodhi 32-vjeçaren për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve. Ndonëse nuk pati asnjë shans për zgjedhje, sepse ndodhej e 11 në listë, Xhoana Hila shfaqet duke festuar bashkë me kandidatët e tjerë. Kjo video është regjistruar dy vite më parë. Sot, në prag të zgjedhjeve vendore, Hila ndodhet në burg për vrasjen pas vjedhjes së gjyshes së saj, bashkë me të dashurin.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”