Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar për vrasjen e efektivit në Maliq të Korçës dhe plagosjen e një tjetri. Ai thotë se e dënon aktin dhe beson te dënimi maksimal i autorit.
“I tronditur nga vrasja e një punonjësi të Policisë së Shtetit në krye të detyrës dhe plagosjes së kolegut të tij. Dënoj me forcë aktin dhe besoj plotësisht që autori do të marrë dënimin maksimal dhe të merituar. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqëve dhe kolegëve të punonjësit të Policisë të rënë në krye të detyrës dhe uroj me zemër shërim sa më të shpejtë për kolegun e tij të plagosur”, shkruan Bardhi.





