Ka nisur me një minutë heshtje seanca e sotme plenare, në nderim të policit të vrarë në krye të detyrës, Enea Mekollit.
Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, kërkoi që punimet të nisnin me 1 minutë heshtje në shenjë respekti, propozim që u pranua nga të gjithë kolegët e tij në Kuvend.
Mekolli humbi jetën sot në krye të detyrës gjatë një aksioni për arrestimin e një personi të shpallur në kërkim, teksa ky i fundit hapi zjarr ndaj efektivëve.
Po ashtu, gjatë aksionit mbeti i plagosur edhe një tjetër efektiv, Edison Adri, i cili është transportuar me helikopter në Tiranë.
Ndërkohë që autori ka mbetur i plagosur pas shkëmbimit të zjarrit dhe ndodhet në spitalin e Korçës.





