Gjykata e Shkodrës ka vendosur të mbajë në fuqi masën “arrest në burg” për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin, të akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të vitit 2018 në Shkodër.
Safet Bajri u arrestua të premten në Shkodër dhe më pas u transferua në Tiranë. SPAK ka bërë me dije se vrasja ka ndodhur pasi Behar Bajri dyshonte se Ibrahim Lici, i afërmi i viktimës, ishte përfshirë në vrasjen e Boran Bërçanës.
Pas dyshimeve lidhur me konfliktet mes fiseve Lici dhe Bajri, ngjarja mbeti e pazbuluar për një periudhë të gjatë. Safet Bajri ka një histori të gjatë me problemet e vazhdueshme me drejtësinë, duke përfshirë arrestimin e tij në vitin 2018 për disa akuza të tjera.
Ai është gjithashtu i njohur për autoritetet belge për krime të organizuara dhe ka vuajtur një dënim prej 9 vitesh në Belgjikë për trafik droge dhe prostitucion.