Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas ngjarjes së rëndë e cila ndodhi mëngjesin e ditës së sotme në Maliq, ku një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni policor. Përmes një postim i në rrjetin social Facebook,  Koçiu  tha se kjo është një ngjarje shumë e rëndë dhe një humbje e madhe për Policinë e Shtetit dhe institucionet e sigurisë në vend.

Ajo theksoi se sulme të tilla ndaj punonjësve të policisë janë të papranueshme dhe përbëjnë një cënim të drejtpërdrejtë të rendit publik dhe sigurisë së qytetarëve. Zv.kryeministrja i shprehu ngushëllimet familjes së Enea Mekollit, kolegëve të tij dhe gjithë trupës së Policisë së Shtetit.

Reagimi:

Humbja e jetës së efektivit të Forcave të Posaçme “Shqiponja”, Enea Mekolli, në krye të detyrës gjatë operacionit policor në Maliq, është një ngjarje shumë e rëndë dhe një humbje e madhe për Policinë e Shtetit dhe institucionet e sigurisë në vend.

Sulme të tilla ndaj punonjësve të policisë janë të papranueshme dhe përbëjnë një cënim të drejtpërdrejtë të rendit publik dhe sigurisë së qytetarëve, ndaj drejtësia do të përgjigjet me të gjithë forcën e ligjit.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Dëshmorit Enea Mekolli, kolegëve të tij dhe gjithë trupës së Policisë së Shtetit.