Policia e Tepelenës arrestoi të dyshuarin për vrasjen e shtetasit Sokol Rama. Sipas hetuesve, autori i vrasjes dyshohet të jetë shoku dhe bashkëpunëtori i tij, Roland Milo, nga fshati Miçan i Përmetit. Të dy ata janë në listën e personave me precedentë kriminalë.
Roland Milo është arrestuar në Tiranë, në fshatin Vaqarr tek shtëpia e motrës së tij. Viktima Sokol Rama ishte zhdukur prej dy javësh dhe uniformat blu kishin nisur kërkimet për ta gjetur.
Por trupi i Ramës u gjet paraditen e djeshme në një zonë të Malëshovës në Këlcyrë. Sipas hetuesve, autori i vrasjes dyshohet të jetë shoku dhe bashkëpunëtori i tij, Roland Milo.