“Vrasje e drogë”, 2 shqiptarë në mesin e 125 të burgosurve
Mediat britanike kanë përmbledhur historitë e 125 të burgosurve të vitit 2018, të cilët kanë marrë dënime për disa vepra penale në pjesën lindore të Anglisë, saktësisht në Cambridgeshire.
Për këtë, siç raportojnë mediat thuhet se rreth 120 të dënuar do të kalojnë shumë vite pas hekurave pasi veprat e tyre janë cilësuar të rënda.
Disa nga veprat për të cilët autorët kanë marrë dënimet përkatëse nisin që nga vrasja, abuzimi me fëmijët, shantazhi seksual, dhunë, kërcënim si dhe prodhim lëndësh narkotike.
Në listën e tyre janë edhe dy shqiptarë, të cilet u arrestuan dhe u burgosën për prodhim të lëndëve narkotike.
Bëhet fjalë për Esmerald Jahelezi, 29 vjeç dhe Andrilon Mehmetaj, 31 vjeç, nga Shqipëria, të cilët u shpallën fajtorë për prodhimin e kanabisit pasi policia bastisi fabrikën në fillim të 2018.
Sakaq, pasi dolën para trupës gjykuese, Esmeralsd Jahelezi u dënua me dy vjet burg dhe Andrilon Mehmetaj me 12 muaj. Pasi të vuajnë dënimin e përcaktuar nga drejtësia britanike, të dy do të dëbohen për në Shqipëri.
Prokurori i çështjes Gregory Wedge tha se shqiptarët mbanin në fabrikë 443 bimë kanabisi, me një vlerë maksimale prej 177,000 mijë paundësh.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Mbyllet dita e 91-të e protestës, qytetarët: Nesër më shumë!
Demenca me trupat e Levit: 5 shenja të hershme që nuk duhen neglizhuar
UEFA Women’s Champions League 2026–27/ Emanuela Rusta drejton PSG- Eintracht
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë angazhuar katër helikopterë, 5 vatra janë aktive





