Gjykata e Korçës la nën masën e sigurisë “arrest me burg” 18-vjeçarin Fabian Muçllari, i cili vrau 3 ditë më parë një bashkëmoshatar në Pogradec.

Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm vetëm babai i tij dhe asnjë familjar tjetër.

Muçllari u shfaq i heshtur në gjykatë, por në një rast vuri buzën në gaz edhe pse mbi të rëndon një vrasje që tronditi opinionin publik.

Ngjarja

Mes autorit dhe viktimës pati një konflikt për një femër. Muçllari qëlloi pas sherrit Fabio Hilën me kallashnikov brenda në një lokal.

Më herët ata kishin debatuar në rrjetet sociale dhe pas debatit ne distancë lanë takim në rrugën “Rinia” të Pogradecit.

Autori fillimisht nxori jashtë të gjithë klientët më pas qëlloi mbi Fabio Hilën, i cili humbi jetën rrugës për në spital.