Autoritetet policore në Itali kanë publikuar së fundmi një foto të 35-vjeçarit i quajtur Andrea Pignani, që qëlloi për vdekje me armë një të moshuar dhe dy fëmijë të mitur, që po luanin në kopshtin e shtëpisë së tyre.

 Mediat shkruajnë se Pignani, ka përdorur për kryerjen e krimit të rëndë, pistoletën e babait, i cili i vdiq pak muaj më parë.

Nga krahu tjetër, prindërit e të miturve, Daniel 10-vjeç dhe David 5-vjeç, kanë deklaruar para mediave se nuk e kishin parë kurrë 35-vjeçarin dhe se nuk kishin pasur asnjëherë probleme me të.

Çfarë ka thënë policia:

Emri i autorit Andrea Pigani nuk ishte i panjohur për karabinierët.

Ai rreth një muaj më parë ishte arrestuar prej tyre, pasi kishte kërcënuar me thikë të ëmën, por ishte liruar përsëri, pasi është konsideruar si një individ me sëmundje të shëndetit mendor.