Foto: Vendi ku u pa për herë të fundit grupi muzikor
Pesë muzikantë, të cilët rezultonin të zhdukur në qytetin meksikan të Reynosa-s, pranë kufirit me SHBA-në, dyshohet se janë vranë nga anëtarë të një karteli droge meksikane.
Deri tani, janë arrestuar nëntë anëtarë, të dyshuar si pjesë të Kartelit famëkeq të Gjirit. Ata janë arrestuar për veprën penale “vrasje”, raporton BBC.
Muzikantët, të njohur si Grupo Fugitivo, mendohet se u rrëmbyen teksa udhëtonin për në një event privat më 25 maj.
Hetuesit po punojnë për të përcaktuar motivin e vrasjeve.