Një 40-vjeçar i cili u gjet i vdekur brenda dyqanit të tij, dyshohet se është vrarë për motive besimi në Skoci.

Sipas medieve ndërkombëtare, policia thotë se po e trajton vrasjen e Asad Shah, si  “paragjykim fetar”.

Mësohet se autoritetet kanë ndaluar një 32-­vjeçar të lidhur me ngjarjen e rëndë.

Ndërsa mesazhi i fundit i të ndjerit në rrjetin social “Facebook” ishte një urim për Pashkën që ia drejtonte besimtarëve katolikë.