Lila Grace Moss, vajza e Kate Moss, u ngjit në pasarelë në shfaqjen e “Fendi” dhe “Versace”, të quajtur “Fendace”, për të mbyllur Javën e Modës në Milano.

Modelja 19-vjeçare, e cila ka diabet të tipit 1, mbante veshur një xhaketë të shkurtër dhe një body me print stil barok, duke ekspozuar këmbët e saj të gjata, përfshirë edhe pompën e insulinës në kofshë.

Modelja ndau një fotografi në Instagram dhe disa video nga pasarela, si dhe momente prapa skenave nga shfaqja.

Megjithëse ajo nuk e përmendi në postim praninë e pompës së insulinës, që dukej qartë në këmbën e saj, fansat në komente e lavdëruan modelen që nuk e fshehu dhe i dha dukshmëri diabetit të tipit 1 në industrinë e modës.

Si një diabetike T1 (dhe ish-modele), faleminderit për mbajtjen e pajisjes në pistën e madhe!”– shkroi një ndjekëse. “Je një mbretëreshë dhe dua që këto fotografi të jenë kudo, sepse sa më shumë të ndajmë për diabetin T1, aq më mirë është“.