Futbolli zviceran në zi! Shuhet në moshën 34-vjeçare, futbollisti Nikolas Shindelohlz. Ish-klubi i tij Arau, bëri publik lajmin në gushtin 2020 se ai vuante nga kanceri në mushkëri.

Ditën e djeshme, Shindelholz humbi betejën me sëmundjen e rëndë në moshën 34-vjeçare. I lindur më 12 shkurt 1988 në qytetin Biningen të Zvicrës, ai e nisi karrierën e tij futbollistike me të rinjtë e Bazelit, ku u aktivizua me moshat U-18 dhe U-21.

Më pas veshi edhe fanellat e Tun, Luzern dhe së fundmi Arau në Superligën e Zvicrës.