Pas vendimit të dhënë nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë, ku ish-liderët e UÇK u dënuan me 81 vite burgim për arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç doli në konferencë për mediat

Ai u shpreh i pakënaqur për këtë vendim sepse sipas tij nuk u dënuan për krime kundër njerëzit.

Gjatë fjalës së tij Vuçiç ‘kishte studiuar’ të gjitha reagimet e zyrtarëve të lartë nga rajoni. Vuçiç tha se e kishte planifikuar deklaratën e tij për në orën 18:30, në mënyrë që të priste reagimet e liderëve politikë nga rajoni.

Ai e nisi citimin e parë direkt nga fjala e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, duke vijuar më pas me të tjerët.

“Imagjinoni sikur një nga zyrtarët tanë të thoshte: ‘Liria ka një emër’ dhe të përmendte ndonjë serb të dënuar nga Tribunali i Hagës”, tha Vuçiç.

Ai përmendi gjithashtu reagimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili pas shpalljes së vendimit publikoi fjalën “marre” në rrjetet sociale.