LONDER– Becky Folkard e diplomuar për gramatikë, sot mbante një hekur të skuqur që përdoret për të vulosur kafshët.  “Vula” ishte e gjatë dhjetë centimetra kurse e gjerë pesë. Pastaj e mori atë dhe e skuqi me flakë hidrogjeni.

Hekurin e skuqur me numrin 269 do ta mbante të shtypur për disa sekonda në gjoksin e një burri që qëndronte i shtrirë që në qafë kishte të lidhur një zinxhirë. 

Kur hekuri preku lëkurën e tij filloi të dal tym dhe kishte një aromë të tmerrshme. Nga lëkura e tij filluan të dalin disa flluska teksa ai filloi të qante nga dhimbja e madhe. “Vula” i shkaktoi atij një plagë shumë të madhe kurse atë do ta ketë përgjithmonë në trupin e tij.

Akti i Beckyt është cilësuar si një dhunë e papërshkrueshme dhe padyshim shkaktoi shumë panik tek kalimtarët dhe njerëzit kureshtar që ishin dëshmitarë të këtij rasti.

Demonstrata do të zgjaste vetëm dhjetë minuta mirëpo Becky, 34 vjeçe, shpreson se rezultati i demonstratës të zgjas sa më shumë. Ajo është njëra nga shumë aktivistë që luftojnë për të drejtat e kafshëve. Këta aktivistë janë duke i përdorur taktikat ekstreme për t`i bërë të ditur qëndrimet e tyre.

Damkosja publike e trupit do të jetë një protestë kundër keqtrajtimit të kafshëve që po bëhet çdo ditë nga industria. Kurse vullnetarët që janë damkosur me numrin 269 kanë vepruar në këtë demonstratë që për herë të parë është organizuar në Tel Aviv, Izrael, në tetor.