KORCE,20 gusht 2013-Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur sot në Korçë ku një nënë 24-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fostoksinë, pak minuta pasi kishte vendosur foshnjën e saj një gjumë.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Dërsnik të Korçës ndërsa viktima është identifikuar si Elvira Stafa.
Sipas policisë, 24-vjecarja me origjinë nga Laçi ishte nënë e një foshnje 12 muajsh dhe prej më shumë se një viti ishte martuar në fshatin Dërsnik të Korçës. 24-vjeçarja duket se ka pregatitur me detaje ngjarjen e rëndë, pasi ka pirë helmin teksa ndodhej e vetme në banesë me fëmijën e saj. Mësohet se pasi ka vendosur atë në gjumë, Elvira Stafa ka shkuar në një tjetër dhomë dhe ka konsumuar fostoksinë. Kanë qënë familjarët ata të cilët kanë gjetur atë në gjendje të rëndë dhe e kanë transportuar në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve 24-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetoje. Sakaq polici apo heton shkaqet e ngjarjes të cilat çuan nënën e re drejt vetëvrasjes.
/BalkanWeb/
Vuri foshnjën në gjumë, i jep fund jetës me fostoksinë nëna 24 vjeç
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan! Shtetasi i huaj humb jetën, disa persona të plagosur
“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë?”/ Ministri Hoxha pyetet për mesazhin e publikuar: Janë të javës së kaluar këto, gjërat kanë evoluar
Të akuzuar për disa vjedhje, arrestohen në flagrancë dy persona
Tentoi të fusë drogë në burgun e Durrësit, zbulohen qeset e fshehura në trupin e një shtetasi që do takonte familjarin e tij





