Pas gati 1 javë trazirash, duket se Wanda Nara ka konfirmuar rikthimin me sulmuesin e Paris Saint-Germain, Mauro Icardi.

Futbollisti postoi në Instagram të mërkurën disa foto dhe falënderonte gruan e tij ‘që vazhdonte të besonte në këtë familje të bukur’.

Pas akuzave për tradhti, edhe Wanda Nara vendosi të reagojë duke publikuar në InstaStory një kolazh fotosh me babain e fëmijëve të saj.

“Kujdesem vetë për familjen time, e ruaj nga k****t dhe nga vetë jeta”, shkroi modelja krahas imazheve duke lënë të nënkuptohet se i ka dhënë një mundësi martesës së tyre dhe s’do lejonte që një femër të shkatërronte atë.