Së shpejti një version i ri eksperimental i Whatsapp, që do të sjellë një të re të rëndësishme.

Bëhet fjalë për komandën “Edit”, që do lejojë modifikimin e një mesazhi pasi është dërguar, brenda 15 minutash. Sipas kompanisë, kufiri kohor është menduar për të lehtësuar korrektimin e një teksti në mënyrë të shpejtë. Deri më sot, sikurse e dimë, e vetmja alternativë për modifikimin e një mesazhi të dërguar është eleminimi i tij.

Por funksioni i ri, në kuadër të transparencës, në mesazhin e modifikuar do të ketë njoftimin me datë dhe orë të korrigjimit që i është bërë.

Për momentin funksioni do të jetë i disponueshëm vetëm për disa përdorues dhe ende nuk është bërë e ditur se kur do të implementohet në nivel global.