Barcelona po nis një cikël fitues me Xavi Hernandez në pankinë.

Trajneri spanjoll foli në prag të ndeshjes së Champions League kundër Shakhtar Donetsk, për situatën tek katalnasit.

Sfida me Donetsk – “Nuk zhvilluam një ndeshje të mirë kundër Real Sociedadit. Ata luajtën me më shumë intensitet, por ne morëm 3 pikë kundër një ekipi të madh. Sigurisht që do të ketë rotacion për shkak të lodhjes, goditjeve të marra, shqetësimeve të shumta fizike”.

Champions – “Kemi 9 pikë nga 9 të mundshme, praktikisht një ecuri e deritanishme ideale, duhet të konfirmojmë veten. Nuk duhet të lëmë të na ikë mundësia”.

Objektivi madhor – “Ne duhet të rikuperojmë një nivel të caktuar. Identiteti ynë është të përpiqemi të imponohemi, të dominojmë, të rikuperojmë topin me presion të lartë. Projekti im është në gjysmë të rrugës, ne duhet të jemi një Barcelonë e madhe, që garon në Evropë dhe dominon në Spanjë. Filmi perfekt është të luash mirë dhe të fitosh”, dekalroi Xavi.