Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është kthyer i motivuar në Shqipëri pas vizitës 3-ditore në SHBA, ku pati një axhendë e ngjeshur takimesh në Kongres, DASH, Departamentin e Drejtësisë, FBI, dhe DEA, siç e bën vetë me dije në Twitter.

Xhafaj shkruan se do të vijojë ndëshkimi i krimit të organizuar e korrupsionit, si dhe sekuestrimi i pasurive të tyre të paligjshme, përmes Forcës së Ligjit.

POSTIMI I PLOTË

Në 3 ditë, axhendë e ngjeshur takimesh në Kongres, DASH, Departamentin e Drejtësisë, FBI, DEA etj. Bisedime pune rezultative. Faleminderit të gjithëve për mikpritjen e veçantë që na rezervuan!
Të inkurajuar nga vlerësimet tejet pozitive për çfarë jemi duke bërë, bashkëpunimin e ofruar dhe besimin e dhënë për të vazhduar së bashku në këtë rrugë. Mirënjohje miqve e partnerëve tanë amerikane për mbështetjen e veçantë!
Të motivuar për të ecur përpara, për të ndëshkuar me Forcën e Ligjit krimin e organizuar e korrupsionin, si dhe sekuestrimin e pasurive të tyre të paligjshme! Hap pas hapi për rezultate konkrete. Në zbatim të ligjit, në shërbim të qytetarëve!
Sot akoma më shumë, të motivuar për të ecur në rrugën e nisur. Shpifjet dhe balta që hidhet, tani nuk mundet ta ndalin projektin kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Mbështetja e partnerëve në këtë projekt, është garanci edhe për suksesin e BKH e SPAK në të ardhmen e afërt.