Një ngjarje tronditëse është shpalosur në emisionin “Me Zemër të Hapur”, ku një 6-vjeçare është përdhunuar nga xhaxhai i saj 66-vjeç.

Ka qenë vetë nëna e viktimës që ka rrëfyer ngjarjen, e cila tha se ajo që kishte ndodhur i kishte tronditur të gjithë.

Ajo shtoi se ka bërë denoncim në komisariatin e Vorës për këtë ngjarje dhe se vajzën e ka çuar tek psikologu.

“Mu vra shpirti. Më ra edhe ky halli i fëmijës. Zoti më ka vënë në provë për çdo gjë. E mora personin në telefon dhe i kërkova të më tregojë të drejtën. Por më tha ta çoja fëmijën ku doja. E çova tek doktoresha në Tiranë. Kemi bërë denoncim në Komisariatin e Vorës. Tek psikologu më dërguan njerëz të komunës. Psikologu ishte burrë. Nuk isha e pranishme kur psikologu merrte në pyetje vajzën, nuk e duroja dot. Me psikologun ka qenë edhe vajza e komunës, pra shërbimi social i bashkisë”, ka thënë ajo.

Gjithashtu nëna ka treguar gjatë intervistës se djemtë e 66-vjeçarit i kanë kërkuar që të tërheqë denoncimin.

“Më kanë kërkuar të tërheq denoncimin sepse është gënjeshtër. Por kjo është e vërtetë”, ka thënë ajo duke treguar se 66-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat.