Tre javë nga fundi i sezonit, drejtuesit e klubit të Erzenit shkarkojnë trajnerin Xhevahir Kapllani për shkak të rezultateve të dobëta.

Në tetë ndeshjet e fundit, ekipi shijakas ka rejistruar 5 humbje dhe 3 barazime e tashmë është vetëm 3 pikë larg zonës së ftohtë ku momentalisht ndodhet Bylisi, që në ndeshjen e fundit në Durrës triumfoi pikërisht ndaj skuadrës shijakase.

Gjatë ditës së sotme klubi do të vendosë edhe për emrin që do të drejtojë skuadrën në 3 javët e fundit ku misioni është i qartë: mbijetesa.