Novak Xhokoviç është bërë sërish protagonist në mediat ndërkombëtare me deklaratat e tij politike.

Tenisti serb ka reaguar sërish në lidhje me shkrimin që bëri pak ditë më parë, ku pas pas triumfit në duelin e parë të Grand Slim “French Open”, ai shkroi në kamera “Kosova është zemra e Serbisë. Ndalni dhunën”.

Për këtë deklaratë, pritet që të ketë edhe dënime për sportisin megjithatë ai nuk ka ndërmend të bëjë prapakthehu. Në një intervistë të dhënë pas deklaratave, Xhokoviç ka vazhduar të mbështesë fjalën e tij, duke i hedhur më shumë benzinë zjarrit.

Deklaratat? Kjo është diçka e vërtetë, unë qëndroj pas saj. Kjo është e gjitha. Nuk mund të bëj drama në Grand Slam. Nuk kam koment tjetër”, u shpreh Xhokoviç.