Rritja me ritme rekord të Xiaomi, i quajtur ndryshe dhe “Apple kinez”, nuk ka arritur pritshmëritë.

Kompania, sipas faqes PcWorld, bën të ditur se janë shitur 70 milionë smartphone, nën objektivin e pritshëm 80-100 milionë njësi. 

Bëhet fjalë për në fakt për 15% më shumë se 2014, por prapë kjo rritje është shumë larg. Rezultati varet dhe nga konkurrenca gjithnjë e më e ashpër në tregun kinez, kryesori për Xiaomin. Mes rivalëve kryesorë janë Huawei dhe Apple. 

Në Kinë rritja e shitjeve të smartphone është duke u ngadalësuar për shkak të mbingopjes së tregut, thotë Anshul Gupta, studiues i Gartner, në PcWorld. Xiaomi shton eksperti, duhet të përballet me një konkurrencë të fortë të subjekteve që kanë të njëjtën strategji, bazuar kryesisht në shitjet online dhe aplikacionet me përmbajtjet ekskluzive.