Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të 11-n vit radhazi. Gara me Borussia Dortmund ishte më emocionuese se kurrë. Me djemtë e Thomas Tuchel që festuan vetëm falë golavarazhit më të mirë. Mesfushori gjerman, një ndër lojtarët më të fortë të Bayernit, ishte nga më aktivët në festime, por nuk i ka pritur aspak mirë ndryshimet në rangun drejtues.

Pak momente pasi Bayerni u shpall zyrtarisht kampion i Gjermanisë për herë të 33-të në histori, erdhën shkarkimet e dyshes Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic, të cilët mbanin postet e CEO-s së kubit bavarez dhe atë të drejtorit sportiv.

Ndërkohë që trajneri Tuchel u konfirmua. “Pavarësisht si mund të vlerësohet ai veprim, klubi mund të priste 2-3 ditë për të shpallur ndarjen me Kahn dhe Salihamidzic. Nëse fitoni kampionatin dhe ju vjen një mesazh i tillë: je si një slitë emotive“, u shpreh titullari i Bayernit dhe kombëtares gjermane.