Einxhel ka lexuar një zarf të bardhë të “Vëllait të Madh”, i cili u ka kërkuar banorëve që të shkojnë një e nga një në dhomën e rrëfimit që të tregojnë një sekret që banorët e tjerë nuk e dinë.

Më pas “Vëllai i Madh” duke vënë në dispozicion të gjitha sekretet, banorët kanë kohë 24 orë të zbulojnë se cili sekret i përket kujt.

Ata do të flasin me njëri tjetrin, të bëjnë pyetje për dyshimet që kanë, duke provokuar, ngacmuar, duke mbledhur sa më shumë informacion.

Nëse mendojnë se e kanë gjetur se kujt i përket një sekret, duhet të shkojnë në dhomën e rrëfimit dhe të tregojnë përgjigjen e tyre.

Për një sekret nuk duhet të thonë më shumë se një emër. Kush gjen më shumë sekrete do të ketë një privilegj në lidhje me lojën.