Gati 6 muaj pas 11 majit, janë zbardhur raportet e shpenzimeve që dy partitë kryesore politike bën për fushatën e zgjedhjeve parlamentare.
Sipas dokumenteve zyrtare të dorëzuara në KQZ nga dy partitë kryesore, del se PS ka shpenzuar në fushatë rreth 169,574 lekë ose e thënë ndryshe përafërsisht 1.7 milonë euro. Të ardhurat kryesore që kanë financuar fushatën e Partisë Socialiste kanë ardhur nga dhurimet e individëve, por dhe nga financimet publike.
Ndërkohë, Partia Demokratike ka deklaruar në KQZ se ka shpenzuar për fushatën 213 lekë, ose e thënë ndryshe rreth, 2.2 milionë euro. Burimet kryesore të financimit të fushatës së PD janë dhurimet nga individët dhe personat juridikë, si dhe financimi publik nga fondi që shpërndan KQZ.
Për t’u theksuar në raportin e shpenzimeve të PD, është fakti që rreth 1.4 mln euro ka kushtuar kompania e konsulencës e Chris La Civita, Advancing Strategies. Pagesa për konsulencën e La Civita është bërë me 4 këste nga PD, ndërsa veç saj, PD ka shpenzuar edhe rreth 50 mijë euro për sondazhe paraelektorale.





