Mësohen detaje të reja nga seanca maratonë prej 6 orësh që u mbajt këtë të mërkurë në GjKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenët.

Sipas burimeve, avokati mbrojtës i kryebashkiakut Veliaj ka kërkuar zbutje të masës, përkatësisht “lirim” kundrejt garancisë pasurore për Erion Veliajn dhe “detyrim paraqitje” për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.