Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më 8 gusht në Durrës, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 25-vjeçari Ilges Spaneshi.

Kapet dhe ndalohet autori i ngjarjes, Hamdi Llana, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur ne tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

NJOFTIMI I POLICISË

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një pune hetimore profesionale, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit H. Ll., 31 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, më datë 08.08.2021, në orën 23:40, në lagjen nr.18, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin I. S., 25 vjeç, i cili si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë. 25-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.