Marrëveshja për njohjen e pensioneve me Italinë kaloi hallkën më të rëndësishme që është aspekti politik, me miratimin në të dy parlamentet. Tashmë hapat që do të ndiqet janë procedurialë për ta bërë atë të zbatueshme para verës.

Tani janë procedurat janë burokratike. Kalimi i dokumentit nga senati tek presidenti për dekretim. Pastaj do të ketë një shkëmbim të notave diplomatike mes ministrive të jashtme. Më kalimin e këtyre hapave koha e hyrjes në fuqi është një muaj. Kjo do të thotë që për punë muajsh ajo hyn në zbatim, tha Astrit Hado, drejtor i ISSH-së.

Nisur nga interesi i lartë mbi këtë marrëveshje, kreu i sigurimeve sqaron se ccilat janë dy kategoritë e para që do të përfitojnë.

“Të parët që preken nga kjo marrëveshje janë ata të cilët janë duke dalë në pension apo kanë dalë dhe nuk kanë patur as 15 vitet e nevojshme në Shqipëri dhe as 20 vitet e nevojshme në Itali. Kjo është fasha e parë që do të duhet të aplikojë.
Fasha e dytë janë atë që kanë dalë në pension në Shqipëri, por nuk kanë mbushur vitet për të dalë në pension në shtetin fqinj. Të tjerët kanë kohën e tyre për të pritur”, tha Hado

Qëllimi i kësaj marrëveshje është që çdo para e paguar për efekt sigurimi në dy vendet të mos humbasë.

“Sot që flasim një individ që ka kontribuar nën 15 vite në Shqipëri dhe nën 20 vite në Itali nuk përfiton asnjë lek pension. Bashkimi i këtyre periudhave do të mundësojë marrjen e një pensioni për individin, por qytetarët duhet të jenë të qartë, në Shqipëri do të marrin pension për aq vite pune sa kanë paguar. Nëse kanë 10 vite do të marrin gati një pension social”

Nga marrëveshje parashikohet të përfitojnë mbi 500 mijë emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali dhe anasjelltas si dhe ata italianë që punojnë në Shqipëri.