Për herë të parë në histori, s*ksi do kthehet në sport dhe do të ketë Kampionatin Europian, që do të zhvillohet në Suedi.

Ky kampionat do të startojë në datën 8 qershor në qytetin e Goteborgut, ndërkohë që pjesëmarrësit janë zgjedhur.Këta të fundit do të garojnë në 16 disiplina për 6 javë dhe secili test do të zgjasë 45 minuta deri në një orë.

Pritet që 20 persona nga vende të ndryshme të konkurrojnë dhe fituesit e testeve do të vendosen nga një juri që do të japë nga 5 deri në 10 dhe nga audienca popullore.

Ann Joy (Finlandë), Selva Lapiedra (Spanjë), Sexy Lexy (Portugali), Monsieur Lorenzo Viota (Francë), Nek Sinner (Greqi), Matthew Meier (Ukrainë), Barbie Sins (Britania e Madhe), Mister Riddle (Rusi) dhe Sweet Mery (Kroaci), Mugur (Rumani) janë pjesëmarrësit e konfirmuar deri më tani. Pjesa më e madhe e tyre janë gjithashtu pjesë e platformës me pullë të kuqe, “Onlyfans”.