Jo vetëm afrime. Në “Casa Milan”, teksa planifikohet merkatoja, studiohet edhe mënyra për të larguar disa lojtarë.

Gabia kërkohet nga Sampdoria, ndërsa Fiorentina synon dyshen Kjaer-Kastijeho.Kuqezinjtë mund të lëshojnë vetëm spanjollin.

Në listë shitjeje është edhe Rebiçi, për të cilin do të vlerësohen oferta, ndërkohë që Salmakersi do të jetë i lirë nëse vjen dikush me 20 milionë euro.

Në ekip do të rikthehet Pobega, por Milani nuk duket i bindur as për Mesiasin, i cili, gjithsesi u ble përfundimisht nga Krotone.

Nga këta lojtarë të tepërt, klubi synon të përfitojë rreth 40-50 milionë euro, të cilat më pas do të investohen rishtazi në merkato.