Zbulohet emri që do të zëvendësojë në krye të QSUT-së, Albana Ficon. Mësohet se ky post i është besuar Alma Camit.

Cami aktualisht është shefe e Shërbimit në Reanimacionin e spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Deri më tani nuk dihet ende arsyeja e largimit të Ficos nga posti që e mbante prej 3 vitesh. Fico mori detyrën në dhjetor të vitit 2021, ku zëvendësoi Enkelejd Jotin.