ITALI – Zbulohet fosili 250 milion vjeçar i një merimange. Zbulimi është bërë në afërsi të qytetit Udine. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet vendore. Shkëmbinjtë e kësaj zone janë të famshme për fosilet e zvarranikëve, peshqve, bimëve etj. të gjetura kryesisht në këto 30 vitet e fundit.

Merimanga miliona vjeçare u vendos në Muzeun e Historisë së Natyrës të komunës së Udines. Paleontolëgët i vunë emrin Friularachne rigoi, në nderim të znës ku u gjet dhe zbuluesit të saj,  Roberto Rigo.

Deri tani ishin zbuluar vetëm 3 lloje merimangash që kishin jetuar rreth 252-201 milion vjet më parë. Merimanga e gjetur në zonën e Friulit është e katërta.