Një shpatë mbi 3 mijë vjeçare me emrin e faraonit Ramses të gdhendur është gjetur pranë Deltës së Nilit. Në të ka edhe një nënshkrim tjetër që lë të kuptohet që i është dhuruar dikujt.
Ka qenë një grup arkeologësh të Ministrisë së Antikiteteve të cilët kanë bërë të ditur se e zbuluan këtë armë në bronz në afërsi të fortesës Tell Al-Abqain, rreth 50 km në jug të Aleksandrisë.
Zbulimi konsiderohet i pazakontë edhe për vendin e gjetur, që duket se shërbente si një magazinë për vendosjen e sendeve të ndryshme.
Në brendësi gjithashtu kanë dalë në dritë edhe furra antike në formë cilindrike në qeramike, enë që shërbenin për të gatuar por edhe për të ruajtur ushqimin, në të cilat janë gjetur gjurmë ushqimesh me bazë peshku dhe kocka kafshësh, gjë që sipas arkeologëve të bën të mendosh se ishte dhe një lloj mense.
Për eksperten e kulturës egjiptiane pranë Universitetit Oxford Elisabeth Frood, kjo shpatë, pavarësisht se me emrin e gdhendur, mendohet t’i jetë dhuruar dikujt, që padyshim kishte një rang të lartë në hierarkinë shtetërore të Egjiptit të lashtë.
Ramses the Great, Ramses është padyshim sovrani më i pushtetshëm i Egjiptit të lashtë dhe jetoi nga 1303 -1213 p.e.s, duke qëndruar nën drejtimin e vendit mbi 65 vjet, më jetëgjati edhe në këtë kontekst, por edhe me familjen më të zgjeruar ku numeroheshin dhjetëra bashkëshorte dhe rreth 100 fëmijë.