Zëvendës-presidenti i SHBA-së, JD Vance dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takuan për herë të parë që nga “përplasja” e tyre në Shtëpinë e Bardhë, duke buzëqeshur dhe duke shtrënguar duart në Vatikan.

Për herë të dytë brenda disa javësh, udhëheqës botërorë dhe personalitete të tjera zbarkuan në Romë – këtë herë për të festuar meshën e parë të Papa Leos XIV, i cili u zgjodh këtë muaj, shkruajnë mediat e huaja.

Delegacione nga më shumë se 100 vende janë të pranishme në Vatikan.

Zelensky u prit me duartrokitje teksa mbërriti në Sheshin e Shën Pjetrit, dhe Papa bëri një turne me “Popemobile” nëpër shesh.

Zelensky ishte ulur pranë Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me Vance afër.