Rafael Leao ka tërbuar tifozët e Juventusit me veprimin e kryer në fundin e ndeshjes.Milani fitoi 0-1 në Torino (Giroud) dhe siguroi kualifikimit në Champions League.

Për të tretin vit radhazi.Ylli portugez ndërroi fanellat në fundin e takimin. Dhe atë bardhezi e futi brenda pantallonave. Leao është përballur me zemërimin e popullit juventin, ndërkohë që ka reaguar duke kërkuar ndjesë.

“Nëse ndonjë tifoz ka ndjerë mungesë respekti, i kërkoj falje për veprimin tim me fanellën e Juves.

Nuk kisha asnjë qëllim të keq, nuk doja të tregoja mungesë respekti. Përkundrazi, i respektoj të gjithë“, theksoi sulmuesi i kuqezinjve.