Ish-deputetja e Durrësit, Edlira Hyseni, e cila u fut në parlament nga listat e LSI-së pas dorëzimit të mandateve nga deputetët e opozitës, ka rrëfyer sot me anë të një postimi në rrjete sociale një arritje të të birit.

Mjaft e entusiazmuar, ajo tregon se ndihet krenare për djalin e saj që u diplomua ditën e sotme në Inxhinieri Elektronike, në Politeknikun e Torinos, Itali.

“Sdi si tjua percjell me fjale kete gezim e krenari, qe sot zemren ma ngre peshe!”,- shkruan ajo, ndërsa vijon më tej “je pa fund surpriza ime! Me e bukura surprize!”

Lidhjen e fortë me djalin e saj, ish-deputetja e tregon shpesh në rrjete sociale, por sot ajo kujton se nuk ka munguar në asnjë nga momentet më të rëndësishme të Kevinit.

E ndërsa e uron për suksese të mëtejshme, në fund, ashtu si të gjithë mamatë, ajo ka një këshillë për të birin:

“Ah.. Festo e gezo sot, sic te takon e deshiron.. po kujtoje dhe sugjerimin e mames qe festa me cola e ndonje birre analkolike.. eshte bukur”

Postimi i plotë:

Dottore in Ingegneria Elettronica!

Diplomuar ne Inxhinieri Elektronike!

Sdi si tjua percjell me fjale kete gezim e krenari, qe sot zemren ma ngre peshe! Jam teper qaramane ca here, per te shkruar mire..

Ti, i vogli im, qe u rrite per vete, por jo per mua,, me te gjithe meriten e kesaj bote, i buzeqesh arritjeve te tua ! E puna shperblehet ! Kij besim !

Ti mam, qe brenda 3 viteve te programuara, i perfundove me sukses, e madje me rezultate te larta, studimet ne Politeknikun e Torinos, ku nota nuk eshte asnjehere e thjeshte, e tashme ke nisur dhe studimet ne Master ,, je pa fund surpriza ime ! Me e bukura surprize!

Skam mundur te te jap gjithshka te duhej,, por skam munguar e humbur asnje cast tendin.. asnje mbledhje prinderisht qe nga kopeshti, shkolla e me rradhe cdo gje tjeter.. E bekuar!

Sot ne fakt nuk ishim dot aty prezent.. por ne distanc e video live te ndoqem dhjetra pale sy e zemra.. se Ne jemi perhere me Ty dhe per Ty!

Urime drite e shpirtit tim !

Suksese sot e gjithmone!

Faleminderit Zotit !

E faleminderit Ti dashuri!

Ah.. Festo e gezo sot, sic te takon e deshiron.. po kujtoje dhe sugjerimin e mames qe festa me cola e ndonje birre analkolike.. eshte bukur